Mbi 1 mijë e 800 tiketa trafiku në Kosovë, arrestohen 28 persona

Kronikë

Mbi 1 mijë e 800 tiketa trafiku në Kosovë, arrestohen 28 persona

Nga: A.SH. Më: 24 nëntor 2026 Në ora: 08:44
Fotoilustrim

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 807 tiketa trafiku, ndërsa janë regjistruar 36 aksidente me të lënduar dhe 24 me dëme materiale, përcjell Bota sot.

Sipas statistikave të përgjithshme, nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.

Gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 28 persona, 19 janë dërguar në mbajtje, ndërsa katër persona ndodhen në vuajtje të dënimit.

Ndërkohë, asnjë person nuk është në ndalim policor, sipas të dhënave të publikuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat