Shtatë raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë, disa persona përfundojnë në mbajtje

Kronikë

Shtatë raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë, disa persona përfundojnë në mbajtje

Nga: A.SH. Më: 24 nëntor 2026 Në ora: 08:46
Fotoilustrim

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës më 23 nëntor, ku viktima dhe të dyshuar janë kryesisht familjarë, përcjell Bota sot.

Rastet janë raportuar në Prishtinë, Fushë Kosovë, Shtime, Klinë, Pejë dhe Rahovec. Në mesin e tyre ka pasur sulme fizike ndaj bashkëshortes, vëllait, nënës dhe prindit.

Disa nga të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.

Në njërin nga rastet në Fushë Kosovë, një person ka sulmuar fizikisht vëllain e tij, ndërsa në Klinë një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes. Në të dy rastet, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat