Përleshje mes të miturve në Lipjan, një person theret me thikë – arrestohen katër të dyshuar

Kronikë

Përleshje mes të miturve në Lipjan, një person theret me thikë – arrestohen katër të dyshuar

Nga: A.SH. Më: 24 nëntor 2026 Në ora: 08:42
Fotoilustrim

Një përleshje fizike mes disa të miturve ka ndodhur të hënën në Lipjan, ku një person ka mbetur i plagosur me thikë.

Viktima, një mashkull kosovar, është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, përcjell Bota sot.

Lidhur me rastin, policia ka arrestuar katër të mitur të dyshuar, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur më 23 nëntor, rreth orës 10:30, ndërsa motivi i përleshjes nuk është bërë i ditur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat