Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion të koduar “KIOSKU” në Mitrovicën e Jugut, ku është arrestuar një person i dyshuar për posedim dhe shpërndarje të narkotikëve.
Gjatë kontrollit, të dyshuarit i janë gjetur 4.5 gramë marihuanë, ndërsa pas kontrollit të një lokali dhe banese të tij janë sekuestruar edhe 117.9 gramë marihuanë.
Policia ka sekuestruar gjithashtu tri peshore digjitale, një telefon celular dhe 435 euro para të gatshme.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.