Gjuriq ankohet në Amerikë që nuk po lejohen gazetarët serbë të futen në Kosovë

Lajme

Gjuriq ankohet në Amerikë që nuk po lejohen gazetarët serbë të futen në Kosovë

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 22:57
Marko Gjuriq

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, është ankuar për ndaljen e gazetarëve serbë në pikëkalimin e Jarinjës. Ai thotë se për këtë punë është ankuar në Uashington.

Ambasadori serb në Uashington Marko Gjuriq tha se ekipi i RTS ishte ekipi i tretë gazetar që u mbajt në kalimin kufitar në Jarinje javën e fundit dhe i cili nuk u lejua të hynte në Kosovë. Ai thotë se është shkelje e të drejtave themelore të njeriut.

Vetëm gjatë javës së kaluar, dy ekipet e tjera televizive, TV Kraljevo dhe TV Pink, gjithashtu u parandaluan të hyjnë në Kosovë theksoi Marko Gjuriq.

Duric propagandon duke thënë se kjo është shkelje e të drejtave themelore të njeriut.

“Demokraci e çuditshme, shoqëri e çuditshme multietnike dhe u kërkova njerëzve këtu në Uashington, nga jeta politike, bota e informacionit dhe kulturës, të ngrenë zërin e tyre kundër diçkaje që është shkelje e të drejtave themelore të njeriut të këtyre gazetarëve,” tha Gjuriq.

Në shenjë mbështetjeje për kolegët, por edhe një protestë kundër qëndrimit të institucioneve të përkohshme të Prishtinës ndaj mediave, ekipi i RTS u bashkua sot në orën 10 në kryqëzimin administrativ Jarinje nga përfaqësuesit e mediave dhe anëtarët e degës së Shoqatës së Gazetarët e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat