Partia Unike Gorane fiton një mandat të deputetit në Kuvendin e Kosovës

Lajme

Partia Unike Gorane fiton një mandat të deputetit në Kuvendin e Kosovës

Më: 5 mars 2021 Në ora: 13:47
Partia Unike Gorane

Partia Unike Gorane me një rezultat bindës ka fituar mandatin e deputetit të Komunitetit Goran në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i kësaj partie, Adem Hoxha ka falendëruar qytetarët për besimin e dhënë.

“Të përfaqësosh Komunitetin Goran është një nder dhe përgjegjësi e madhe. Përkundër të gjitha vështirësive dhe përfaqësimit të pamjaftueshëm në institucione, si dhe me gjithë diskriminimin total në punësim, Goranët vazhdojnë t’i japin kontribut të madh shoqërisë multietnike.

Si Kryetar i Partisë Unike Gorane, si dhe deputet i Komunitetit  Goran, ju siguroj se do të mbrojmë sinqerisht të drejtat politike, ekonomike dhe kulturore të Goranëve. Goranët kurrë nuk do ta konsiderojnë veten si një dekor politik, përkundrazi ne jemi një faktor i pashmangshëm në ndërtimin e vërtetë të institucioneve dhe jetës shoqërore në të cilën të gjitha komunitetet duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe pa diskriminim.

Për të përmirësuar pozicionin e popullit goran, Partia Unike Gorane i konsideron si partnerë të gjitha subjektet politike Gorane. Me fitoren e Partisë Unike Gorane, kemi fituar të gjithë”, shkruan Hoxha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat