Sava Janjiç: Jetojnë në përralla nëse mendojnë se Serbinë mund ta detyrojnë për marrëveshje me Kosovën me kërcënime

Lajme

Sava Janjiç: Jetojnë në përralla nëse mendojnë se Serbinë mund ta detyrojnë për marrëveshje me Kosovën me kërcënime

Nga: F.B Më: 9 mars 2021 Në ora: 09:50
Sava Janjiç

Abati i manastirit të Deçanit, që për shumë kohë bazuar në deklarata rreth çështjeve të ndryshme politike edhe ndër fetare, njihej se më i moderuar dhe më real nga përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe, kohëve të fundit po bëhet gjithnjë e më i zëshëm në ruajtjen e vijës nacionaliste të SPC rreth çështjes së Kosovës, posaçërisht pas paralajmërimit të administratës amerikane për urgjencën e marrëveshjes dhe njohjes së ndërsjellë.

Përmes një publikimi në rrjetin social “Twitter”, Sava Janjiç ka thënë se “jetojnë në përralla të gjithë ata që mendojnë se Serbinë përmes kërcënimeve mund ta detyrojnë në marrëveshje me Kosovën, përcjell “Bota Sot”.

“Ata në Kosovë që besojnë se Serbinë kërcënimet e detyrojnë të pranojë marrëveshjen me Kosovën, ashtu që të kenë duart e lira për spastrimin etnik të Kosovës jetojnë në përralla”, ka shkruar Janjiç.

Ai me këtë rast ka nënvizuar se “as politikanët amerikanë, as ata nga BE nuk janë në atë tregim 20 vite pas gabimeve të liderëve të Kosovës”.

Janjiç në “Twitter” ka ndarë edhe deklaratën e të dërguarit amerikan për Ballkan, Palmer, me titullin “Marrëveshja duhet të jetë e pranueshme për të dy palët, Prishtinën dhe Beogradin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat