Mediet serbe: BE kërkon që palët në dialog të përmbahen nga deklaratat e dëmshme

Lajme

Mediet serbe: BE kërkon që palët në dialog të përmbahen nga deklaratat e dëmshme

Nga: F.B Më: 25 mars 2021 Në ora: 10:53
Ilustrim

Me rastin e paralajmërimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se dialogu duhet të bazohet në katër parime, prej të cilave një është pranimi i pavarësisë së Kosovës dhe tjetra se hidhet poshtë bisedimi për Asociacioni e komunave serbe, për “Kosovo-online” nga BE thonë se palët në dialog duhet të përmbahen nga deklaratat e dëmshme, transmeton “Bota Sot”.

“BE përherë ka ftuar palët që të përmbahen nga veprimet edhe deklaratat e dëmshme që pengojnë atmosferën e përshtatshme për vazhdim të suksesshëm të dialogut dhe normalizimit të raporteve”, ka thënë zëdhënësi i BE në përgjigje për “Kosovo-online”.

Sa për përkujtim, kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti duke folur për katër parimet në bazë të cilave Kosova do të udhëheq dialogun me Beogradin, ndër të tjera theksoi se “secila organizatë duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën” dhe ka nënvizuar se “asnjë organizatë nuk mund të jetë etnikisht homogjene”.

“Nuk mund të ketë shoqatë një etnike. Mund të ketë Asociacion apo shoqatë të komunave të maleve të Rugovës, malit Sharr, apo edhe lumit Lepenc, por jo Asociacion të komunave të bazuar në përkatësi etnike”, porositi Kurti.

Sipas Kurtit, neni 44 i Kushtetutës së Kosovës ofron të drejtën për bashkim edhe shoqata dhe “ajo rregullore nuk ka nevojë për bisedime të mëtejme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat