“Çka janë çartë opozita”, familja Imeri mesazh Ramushit e Hoxhajt: Ruani gratë se ua merr Albini

Lajme

“Çka janë çartë opozita”, familja Imeri mesazh Ramushit e Hoxhajt: Ruani gratë se ua merr Albini

Nga: N.Sh Më: 8 prill 2021 Në ora: 19:41
Enver Hoxhaj dhe Ramush Haradinaj

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri, kanë reaguar pas deklaratave të opozitës kundër liderit të Qeverisë, Albin Kurtit.

Përmes një postimi në Facebook, familja Imeri thotë se janë çartë opozita pasi, “gratë e tyre po shkojnë te Albini”.

Familje Imeri bën apel te opozita që t’i ruajnë “gratë” se edhe ato mund të shkojnë te Albini.

Reagimi i plotë:

Çka janë çartur këta opozitarët e vegjël?

Nuk u ka faj Albin Kurti që opozitarët nuk mund t'i ruajnë  gratë të mos ikin nga partia!

Ramush Haradinaj, Enver Hoxhaj dhe ca tjerë po zhurmojnë kot,  ashtu nuk bëhet opozita!

Ajo metode ua rrudhë partitë ju duhet të jeni më të kujdesshëm se jeni duke shkaktuar pakënaqësi në mesin e juaj. Dhe si shkas mund të ketë edhe gra tjera që shprehin vullnetin për të ikur nga partitë e juaja dhe i bashkohen Kryeministrit 😉

Enver Hoxha nuk dha shenja që u mërzit fare për shpërnguljen e Adelinës në LVV.

Kjo qasje krijon përshtypjen se Enveri ma më qejf rrinë kryetar i një partie me burra se me gra, ndërsa Ramush Haradinaj e ka vështirë kur gratë sundojnë d.m.th kur drejtojnë shtetin, kjo është tepër e rëndë për ata që janë mësuar të sundojnë me pushkë n' krahë😛

Ka 'ardhë kohë e keqe'😜 he medet ... nuk ka burrë ma që guxon me i prekë gratë për t' keq n'Kosovë.

Referendumi e bëri Kosovën shtet që sundojnë gratë, fal Albin Kurtit, ev Albin që i ke marrë n'qafë shumë do të çartun me këtë  referendum.

Mos të harrojnë ata që janë të 'shtirë opozitar dhe patriotë' se të parën e vendit e kemi grua të respektuar dhe të hekurt...!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat