Vuçiq në Bruksel takon Lajen, Varhejl, Borel dhe Lajçakun

Lajme

Nga: F. B. Më: 23 prill 2021 Në ora: 16:18
Aleksandër Vuçiq

Kreu i Komisionit Evropian, Ursula von der Lajen do të takoj presidentin e Serbisë Vuçiq kanë njoftuar në Bruksel, po atë ditë Vuçiq do takojë edhe Varhejl, ndërsa do ketë drekë me shefin e diplomacisë evropiane Borel dhe të dërguarin e BE-së, Mirosllav Lajçak, shkruan “Novosti”. transmeton “Bota Sot”.

Në kalendarin zyrtar të takimeve të Komisionit Evropian janë takimet me Borel edhe takimi me komisarin për zgjerim Varhejl.

Pas takimit me Borel është planifikuar adresim i përbashkët për gazetarët.

Gjatë qëndrimit njëditor në Brukseë Vuçiq do ketë takim edhe me të dërguarin special Miroslav Lajçak.

Vuçiq do të takohet edhe kreun e Këshillit të Evropës Sharl Mishel, me të cilin do ketë darkë pune.

Pritet që temat kryesore të bisedimeve me zyrtarët e lartë evropian do të jetë përshpejtimi i rrugës së integrimit evropian, kanë thënë në Bruksel.

Burime nga Brukseli thonë se takimi i shefit të diplomacisë evropiane Borel dhe Vuçiq do të bisedojnë për vazhdimin e dialogut mes Prishtinës edhe Beogradit.

“Serbia është bashkëpunuese dhe ka shprehu gatishmëri për këtë, ndërsa BE po ashtu është e gatshme për vazhdimin e dialogut, vetëm pritet edhe qëndrimi i kryeministrit të Kosovës”, kanë thënë në Bruksel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat