Petkoviç sulmon Kurtin: Në vend të lajmeve të rrejshme të zhvillojë bisedime në frymën e normalizimit

Lajme

Petkoviç sulmon Kurtin: Në vend të lajmeve të rrejshme të zhvillojë bisedime në frymën e normalizimit

Nga: F.B Më: 28 prill 2021 Në ora: 10:39
Petar Petkoviç

Drejtori i zyrës së Ashtuquajtur për Kosovë, Petar Petkoviç, ka vlerësuar sot se përpjekjet e Prishtinës për dokumentin "non paper" për Kosovën, po ia përshkruajnë Beogradit zyrtar që është përpjekje perfide që të fshihet autori i vërtetë, shkruajnë mediet serbe, transmeton ”Bota Sot”.

"Për këtë do të ishte më mirë që Prishtina të përgatitet për dialog, më mirë që Albin Kurti sot në Bruksel të zhvillojë bisedime në frymën e normalizimit të raporteve me Beogradin, se energjinë ta hedh në lajme të rrejshme”, porositi Petkoviç.

Sipas tij, Beogradi mbetet i përkushtuar në pozicionin e fuqishëm se bisedimet dhe dialogu janë rruga e vetme për gjetjen e zgjidhjes së qëndrueshme dhe përhershme.

"E kjo nuk mund të arrihet me asnjë dokument sekret apo me listë të dëshirave. Njëjtë sikur që presidentin Vuçiq askush me presione edhe shantazhe nuk mund ta detyrojë të pranojë pavarësinë e Kosovës", përfundoi Petkoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat