Vuçiq: Kohën nuk e kemi aleat për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Lajme

Vuçiq: Kohën nuk e kemi aleat për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Nga: F. B. Më: 5 maj 2021 Në ora: 23:06
Aleksandër Vuçiq

“Kohën nuk e kemi aleat për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, ka thënë sonte presidenti i Serbisë, Vuçiq dhe shtoi se ata që paralajmërojnë padi për gjenocid dhe kërkesën për dëmshpërblim qartë flasin se nuk dëshirojnë dialog, shkruan “Tanjug”, transmeton “Bota Sot”.

Në pyetjen nëse koha është aleat për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ai shkurt tha: “Nuk është, të gjithë mendojnë se po, por unë mendoj se nuk është”.

Ndërsa në pyetjen nëse është i mundshëm të arrihet kompromisi, përderisa qendrat e fuqishme jo vetëm mbështesin por edhe dirigjojnë Prishtinën çka të bëjë, Vuçiq tha se frikësohet se ata që paralajmërojnë padi për gjenocid dhe kërkesën për dëmshpërblim për dëme të luftës, qartë tregojnë se nuk mërziten për dialog.

"Ata që ço ditë flasin për ato dhe jo për Asociacionin dhe fjala është për aktorë ndërkombëtar që thonë se nuk lejohet ndryshimi i kufijve, të vetmet që duhen ndryshuar janë ato të Serbisë, por që nuk e quajnë ashtu...të tillëve çdo ditë ju përgjigjem”, tha Vuçiq.

Ai komentoi edhe deklaratën se kjo është bërë për shkak katastrofës humanitare” iu them a nuk janë më të mëdha katastrofat ne Siri, Afganistan, Irak dhe asnjëra nuk ndryshoi kufijtë përveç Serbisë.

"Në këto nuk keni përgjigje...duhet të pajtohemi se ka kute të dyfishta dhe standarde të ndryshme. Kam guxim të ju them këtë në fytyrë. Përgjigja e tyre është e njëjtë por ti e di çka është politika, sa është e vogël Serbia e ne të fuqishëm. Përgjigja është se e kuptojë plotësisht dhe pastaj shikojë çka mund të përfitohet më së shumti”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat