Davenport takohet me Radojeviç, bisedojnë për pandeminë dhe vaksinat anti-Covid

Lajme

Davenport takohet me Radojeviç, bisedojnë për pandeminë dhe vaksinat anti-Covid

Nga: F.B Më: 6 maj 2021 Në ora: 11:11
Pamje nga takimi

Ambasadori i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka zhvilluar takim me kreun e Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç dhe zëvendësen e tij Adriana Hoxhiq, sipas kumtesës nga ky takim, u bisedua lidhur me situatën pandemike, ku u potencua rëndësia e vaksinimit të qytetarëve, duke përmendur organizimin e vaksinimit nga qeveria e Serbisë, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

“Dihet se procesi i vaksinimit në mjediset serbe bëhet në sistemin e caktimit nëpër shtëpi të shëndetit dhe ai zhvillohet në lokacione të caktuar në Serbinë qendrore”, ka njoftuar Radojeviç, ndërkohë që është biseduar edhe lidhur me raportin dhe bashkëpunimin me institucionet qendrore dhe sfidat rreth çështjes së sigurisë dhe incidentet ndërnacionale.

“Kemi biseduar edhe rreth pozitës së bashkësive pakicë, ku sipas pajtimit të gjithë bashkëpunëtorëve pushteti lokal dhe ai qendror duhet të angazhohen në përparimin e pozitës së bashkësive pakicë”, thuhet në kumtesën pas takimit.

Mësohet se në takim është biseduar edhe për nevojat e qytetarëve në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe projekteve të infrastrukturës.

Krerët komunalë Radojeviç dhe Hoxhiq kanë shpreh shpresën se bashkëpunimi i deritashëm që ishte me misionin e OSBE do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat