Forca e Sigurisë së Kosovës pjesë e stërvitjes "Laufer 21" në Kroaci

Lajme

Forca e Sigurisë së Kosovës pjesë e stërvitjes "Laufer 21" në Kroaci

Nga: F.B Më: 17 maj 2021 Në ora: 10:08
FSK

Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës nga sot deri me 29 maj do të merr pjesë në stërvitjen shumëkombëshe "Laufer 21" në Kroaci, shkruan “Blic”, transmeton “Bota sot”'.

Kjo do të jetë pjesë e stërvitjes së madhe “Përgjigja adekuate 21” e cila po zhvillohet në kuadër të stërvitjes “Mbrojtësi i Evropës 21” e cila po udhëhiqet nga ushtria amerikane për Evropë dhe po zhvillohet në disa vende në Ballkan.

Sipas njoftimit qëllimi i stërvitjes “Laufer 21” është efikasiteti i veprimit , bartjes dhe shpërndarjes në promovimin e stabilitetit dhe sigurisë në regjion..

Krahas pjesëtarëve të FSK nga Kosova në stërvitje me pjesëtarë të forcave ushtarake do të marrin pjesë edhe vende anëtare të NATO-së dhe ato partnere përfshirë këtu ushtrinë amerikane.

Krahas ushtrisë amerikane dhe FSK në stërvitje po marrin pjesë edhe trupa nga Kroacia, Shqipëria, Maqedonia, Sllovenia, ShBA dhe BeH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat