Presidenti i Serbisë Vuçiq tha sot në mbledhjen e Këshillit qendror të SNS se do ketë presione të mëdha, por kurrë nuk do të nënshkruajë pavarësinë e Kosovës, duke shtuar se presionet do të jenë të jashtëzakonshme këtë verë, shkruan “Alo” transmeton “Bota Sot”.
“Duhet të marrim pjesë në dialog me Prishtinën, duam kompromis, por nuk do ju nënshkruaj pranimin e pavarësisë së Kosovës”, tha Vuçiq, duke paralajmëruar probleme edhe presione të mëdha.
“Ne në vitin 2008 kur shqiptarët morën vendimin për krijimin e shtetit të pavarur, reagimi si shtet ishte kurrfarë, ashtu si vetë udhëheqja. Në vitin 2011 kemi vendos kufirin në Jarinje, sot kemi situatë që është tmerrësisht e vështirë për ne. Për 9 vite jemi përpjek dhe realizuam dokumente që janë problem për shqiptarët, prandaj ata nuk duan formimin e Asociacionit. Askush nga perëndimi nuk shqetësohet rreth kësaj. Kur do dilnim nga dialogu do ishim fajtor ndonëse ata janë të vetmit që nuk respektojnë ato që jemi marr vesh”, tha Vuçiq duke shtuar se edhe ne jemi pjesë e botës dhe nuk do lëshojmë pe në presione.
“Nuk do të nënshkruajë pranimin e Kosovës së pavarur”, tha Vuçiq, gjë që u përshëndet me duartrokitje nga anëtarët e SNS.
“Ata mua për këtë më sulmojnë, por shumica nuk po e vëreni. Ata po udhëheqin me strategji që të bëjnë presion, si është rasti i Greqisë, ashtu që në fund të pranojmë anëtarësimin e Kosovës në NATO. Do të vazhdojnë me kriminal-izimin e familjes, gjë që po e bëjnë me ndihmën edhe të anëtarëve tanë, duke menduar se kështu me heqin nga pushtetit”, tha ai.
Vuçiq porositi se vetë do marrim vendimin jo të huajt, ambasadorët edhe manjatët e ndryshëm, përderisa SNS është në pushtet.
“Nuk mund të ju përshkruaj sa më gërditen, por qysh tash ju them – kurrë nuk do nënshkruajë pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiq.