Xhavit Haliti ndalet në mes të rrugës, ja çfarë po bën/ Pozhari: Më nuk ka ‘shefa’, ka veç ligj!

Lajme

Xhavit Haliti ndalet në mes të rrugës, ja çfarë po bën/ Pozhari: Më nuk ka ‘shefa’, ka veç ligj!

Nga: N.Sh. Më: 7 qershor 2021 Në ora: 12:39
Xhavit Haliti

Analisti dhe gazetari Xhevdet Pozhari, e ka komentuar një fotografi të Xhavit Halitit, të cilin e zë e kuqja dhe ndalon në mes të rrugës për t’i respektuar shenjat e komunikacionit.

Pozhari shkruan se, tashmë Policisë i janë hequr prangat e vëna dhunshëm nga të “fortë”.

Ai ka shtuar se shumë pjesëtarë të policisë janë ish ushtarë të UÇK-së.

Megjithatë Pozhari shkruan se, “më nuk ka shefa, ka veç ligj”.

Postimi i plotë:

Ec e mos i respekto rregullat! Policisë tashmë i janë hequr prangat e vëna dhunshëm nga 'të fortët'.

Vlen të theksohet një fakt: shumë nga pjesëtarët e policisë janë ish luftëtarë/e të patrembur/a të UÇK-së.

Djem e vajza, bëjeni këtë shtet! Më nuk ka 'shefa'. Ka veç ligj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat