Carla del Ponte ishte nervozuar që Millosheviq vdiq dhe familjarët nuk panë dënimin për krimet e kryera

Lajme

Carla del Ponte ishte nervozuar që Millosheviq vdiq dhe familjarët nuk panë dënimin për krimet e kryera

Nga: F. B Më: 14 qershor 2021 Në ora: 10:56
Carla del Ponte

Ish-kryeprokurorja e Hagës Carla del Ponte për mediet gjermane ndër tjera ka thënë se nuk është ndierë mirë kur ka dëgjuar për vdekjen e kryekriminelit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq në Shevingen dhe i vjen keq që viktimat edhe familjarët e tyre nuk panë dënimin e tij për krimet e kryera, shkruan “Pravda”, transmeton “Bota Sot”.

Ajo ka fol edhe rreth mundësisë nëse Millosheviq ishte helmuar me tableta me rastin e vdekjes me 11 mars 2006.

“Isha e nervozuar shumë” viktimat edhe familjarët e tyre nuk patën mundësi të shohin Sllobodan Millosheviqin të dënohet edhe përgjigjet për krimet e tij. Krahas kësaj më ka nervozuar edhe ajo se ai priti një vdekje të lehtë, vetëm fjeti dhe nuk u zgjuar më” tha ajo.

Me këto fjalë kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës  Del Ponte u përgjigj në pyetjen se si është ndierë kur ka dëgjuar se Millosheviç vdiq me 11 mars në njësinë e paraburgimit në Shevingen dhe mospritjen e përfundimit të procesit gjyqësor.

Në intervistën për gazetarin gjerman Filip Hederman për gazetën “Frankfurter rundshau” ajo zbuloi përfundimisht çka ka ndierë në rolin si prokurore ndaj serbëve dhe në radhë të parë ndaj Millosheviçit.

E pyetur rreth takimit dhe përballjes me te, Del Ponte tha “Millosheviç është sjell përherë si president, bile edhe atëherë kur nuk ishte dhe ndodhej në paraburgim. Sillej me arrogancë, krenari, pa mend edhe përbuzjes. Pat deklaruar se nuk njeh gjykatën as mua si prokurore”.

Ka pasur një shikim vrasës, në fillim të gjykimit, kryesuesi e pyeste “Si jeni , si ndiheni?” gjë që më nervozonte jo pak” Nuk kisha shqetësimin si ndihej ai, më interesonte zbardhja e krimeve të kryera nga ai”, tha Del Ponte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat