NATO: Samiti i jep mbështetje stabilitetit në Ballkan, ndërtimin e kapaciteteve për FSK dhe forcimin e raporteve me Serbinë

Lajme

NATO: Samiti i jep mbështetje stabilitetit në Ballkan, ndërtimin e kapaciteteve për FSK dhe forcimin e raporteve me Serbinë

Nga: F.B Më: 15 qershor 2021 Në ora: 08:26
NATO

Liderët e NATO-së kanë porositur në deklaratën pas Samitit në Bruksel se mbështesin stabilitetin në Ballkanin perëndimor ndërtimin e kapaciteteve të FSK-së dhe forcimin e raporteve të partneritetit me Serbinë, që do ishte e dobishme për aleancën dhe gjithë regjion, shkruan “RTS”, transmeton “Bota sot”.

"Mbështesim dialogun me ndërmjetësimin e BE dhe përpjekjet të drejtuara kah normalizimi i raporteve mes Prishtinës edhe Beogradit dhe ftojmë palët të shfrytëzojnë rastin dhe të jenë pjesëmarrës në qëllimin e arritjes së marrëveshjes së përhershme politike” thuhet në pjesën kushtuar Ballkanit.

Në deklaratën e publikuar në faqen e aleancës u konfirmua përkushtimi i zgjatjes së angazhimit të NATO-së në Kosovë përmes KFOR-it “që kontribuon në sigurinë e mjedisit dhe stabilitetin në Ballkan” si dhe “përmes iniciativave ndërtimin e kapaciteteve të organizatave të sigurisë në Kosovë”.

"Të gjitha ndryshimet e statusit të KFOR-it do bazohen në kushtet dhe afatet kohore në terren” thuhet në kumtesë.

Në dokument nënvizohet se regjioni i Ballkanit “është me rëndësi strategjike për NATO-n, gjë që dëshmohet përmes operacioneve dhe bashkëpunimit historik.

NATO është fuqishëm e përkushtuar për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit dhe mbështetjen e aspiratave euro-atlantike.

Në deklaratë thuhet se “parimet demokratike, sundimi i ligjit, reformat e brendshme dhe raportet ndër fqinjësore janë vitale për bashkëpunimin regjional dhe integrimet euro-atlantike” duke shpreh shpresën për përparimin në këtë drejtim në të ardhmen.

Po ashtu në deklaratë i jepet mbështetje e fuqishme sovranitetit dhe integritetit territorial të “Bosnjës dhe Hercegovinës” në raport me marrëveshjen e Dejtonit dhe marrëveshjet tjera ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat