Shqipëria dhe Kosova në mesin e shtatë vendeve në stërvitjen “Anadolu-21”

Lajme

Shqipëria dhe Kosova në mesin e shtatë vendeve në stërvitjen “Anadolu-21”

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 17:31
Foto

Stërvitja e Forcave të Bashkuara Speciale “Anadolu-21” e cila zhvillohet nën organizimin e Komandës së Forcave Speciale të Turqisë, vazhdon me pjesëmarrjen e “Forcave Speciale” nga shtatë vende.

Në një deklaratë të Ministrisë turke të Mbrojtjes thuhet se Stërvitja e Forcave të Bashkuara Speciale “Anadolu-21” e cila ka filluar më 28 qershor vazhdon me pjesëmarrjen “de facto” të elementëve të forcave speciale të Turqisë, Shqipërisë, Azerbajxhanit, Katarit, Kazakistanit, Pakistanit dhe Uzbekistanit ndërsa edhe me pjesëmarrjen si vëzhgues të Kosovës dhe Mongolisë, shkruan Anadolu.

Stërvitja nën organizimin e Komandës së Forcave Speciale të Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, zhvillohet në Ankara.

Kjo me qëllimin për të zhvilluar miqësinë, bashkëpunimin dhe koordinimin ndërmjet elementëve të Forcave Speciale, për të ndarë informacionin dhe përvojën reciproke si dhe zhvillimin e aftësisë për të kryer operacione së bashku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat