Hoqi flamurin serb dhe vendosi atë shqiptar/ Nënkryetari i Komunës së Bujanocit në telashe me policinë serbe

Lajme

Hoqi flamurin serb dhe vendosi atë shqiptar/ Nënkryetari i Komunës së Bujanocit në telashe me policinë serbe

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 10:14
Pamje nga heqja e flamurit serb dhe vendosja e atij shqiptar

Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy muaj nga heqja e flamurit serb nga nënkryetari i Komunës së Bujanocit Shqiprim Musliu, serbet nuk e kanë kapërdirë dot ketë gjë.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë i ka dërguar një “ftesë” këtij të fundit për t’u paraqitur në organet e policisë në Bujanocit.

Musliu thotë se: “Kjo ftesë ndërlidhet me provokimin që na është bërë në Konçul të Bujanocit, ku tek varri i dëshmorit të kombit Fatmir Ibishi, ishte vendosur një flamur i Serbisë dhe ishte hequr flamuri kombëtar.

Ndër të tjera, Musliu thekson se vendosja e flamurit të Serbisë në atë lokacion paraqet një provokim për komunitetin, ndërsa reagimi i tij ka qenë konform menaxhimit sa më të mirë dhe në qetësi të kësaj situate.

“Të nderuar qytetarë të Bujanocit. Më lejoni t’iu njoftoj se sot kam marrë një ftesë nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, që të paraqitem më datën 12 korrik 2021 në organet e policisë në Bujanoc. Kjo ftesë ndërlidhet me provokimin që na është bërë në Konçul të Bujanocit, ku tek varri i dëshmorit të kombit Fatmir Ibishi, ishte vendosur një flamur i Serbisë dhe ishte hequr flamuri kombëtar.

Unë, si nënkryetar i komunës, do të paraqitem sipas ftesës zyrtare në institucionin ku më është bërë thirrja dhe do të ripërsëris qëndrimin tim lidhur me këtë ngjarje. Përsëris se vendosja e flamurit të Serbisë në atë lokacion paraqet një provokim për komunitetin dhe reagimi im ka qenë konform menaxhimit sa më të mirë dhe në qetësi të kësaj situate. Simbolet kombëtare janë të shenjta dhe duke respektuar këto simbole ne forcojmë themelet dhe vlerat sublime të demokracisë”-shkruan Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat