Vdes “altoparlanti” i armatës kriminale serbe që nxiti vrasje në Kosovë, Slloveni e BeH

Lajme

Vdes “altoparlanti” i armatës kriminale serbe që nxiti vrasje në Kosovë, Slloveni e BeH

Nga: M.L. Më: 4 gusht 2021 Në ora: 11:39
Mirosllav Llazanskit

Publicisti Milazim Krasniqi, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook ka komentuar lajmin për vdekjen e gazetarit serb Mirosllav Llazanskit.

Ai ka potencuar se Llazanski është një nga emrat më të ndyrë të gazetarisë, pasi me tekstet e ti ka nxitur me tekstet e veta makinerinë ushtarake serbe për pushtime e vrasje në Slloveni, Koraci, BeH dhe në Kosovë.

“Paska vdekur Mirosllav Llazanski, njëri nga emrat më të ndyrë të gazetarisë e parapolitikës serbomadhe. Ky person ka nxitur me tekstet e veta makinerinë ushtarake serbe për pushtime e vrasje në Slloveni, Koraci, BeH dhe në Kosovë. Ka qenë thjesht altoparlant i armatës kriminale serbe. Ai ishte turpi i gazetarisë. Ai do të duhej të akuzohej nga Haga, për krimet e kryera, duke keqpërdorë gazetarinë. Dhe duhet të bahet mend si gazetar-kriminel”, ka shkruar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat