​Reagon KGjK: Po ndjekim me vëmendje publikimet e përgjimeve, ku përfshihet edhe një anëtarë i yni

Lajme

​Reagon KGjK: Po ndjekim me vëmendje publikimet e përgjimeve, ku përfshihet edhe një anëtarë i yni

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka reaguar ndaj përgjimeve të publikuar nga mediat ditëve të fundit. Përgjime këto që çuan në shkarkimin e drejtorit të Njësisë për Inteligjencë Financiare, Dardan Nuhiu.

KGjK nëpërmjet një komunikate për media tha se po ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit lidhur me publiket e përgjimeve e ku përfshihet edhe një anëtar i KGjK-së.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), po ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit lidhur me publikimet e përgjimeve nga Gazeta Shqip, nga data 30 korrik 2021, rreth bisedave telefonike të regjistruara në mes të subjekteve të ndryshme, ku përfshihet edhe një anëtar i KGjK-së”, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë që thonë se këshilli do të veroj sipas procedurave dhe afateve që përcaktohen me rregulloren për procedurën disiplinore të anëtarëve të KGjK-së.

“Andaj, në pajtueshmëri me përgjegjësitë ligjore që ka ky Këshill, do të vazhdoj të përcjell situatën dhe do të veproj sipas procedurave dhe afateve që përcaktohen me Rregulloren për Procedurën Disiplinore të anëtarëve të KGjK-së”, thuhet në komunikatë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat