Gazetari rus: Perëndimi po lëshon Vuçiqin nën ujë, së shpejti pason kartoni i kuq

Lajme

Gazetari rus: Perëndimi po lëshon Vuçiqin nën ujë, së shpejti pason kartoni i kuq

Nga: F. B Më: 5 gusht 2021 Në ora: 12:26
Genadij Sisojev

 Presidenti i Serbisë Vuçiq dalje nga problemet e brendshme të regjimit të vetë e kërkon në nxitjen e tensioneve në regjion , ka vlerësuar Genadij Sisojev gazetar korrespodent i gazetës ruse “Komersant” nga Ballkani, ai këtë e tha në emisionin “Teleskopija” RTCG, ku shtoi se ShBA me presidentin Biden po kthehen në Ballkan dhe raportet  ShBA-Rusi të kenë jehonë edhe në Ballkan, shkruan “Pravda” transmeton “Bota Sot”.

“Amerika ka bërë të ditur se po kthehet në Ballkan dhe do ndikojë në ngjarjet në regjion” tha ai. Ndërsa informatat e ndërlidhjes së familjarëve të Vuçiq me grupin kriminal të Belivuk mund të ndikojë në Serbi dhe regjion.

“Kjo varet sa zgjat ky skandal dhe a do ketë të reja tjera, nëse zgjat deri në zgjedhje mund të ndikojë në kreun e Serbisë dhe Vuçiq është i vetëdijshëm për këtë” tha Sisojev.

“Kur pushteti ndjen rrezikun, më së lehtë del me nxitje të krizave në kufij dhe paraqitet mbrojtës i vëllezërve”. “Taktika e pushtetit në Serbi është a më beson mua apo syve tu, duke dashur të fsheh faktet  lidhjes me krimin e grupit të Belivuk” tha Sisojev.

Sisojev vlerësoi se perëndimi është në rrugë ta lëshoj me ujë teposhtë presidentin e Serbisë.

“Kjo nëse jo karton i kuq, është i verdhë nga bashkësia ndërkombëtare”, aq më parë kur dihet se SNS dhe Vuçiq erdhën në pushtet në vitin 2012 me ndihmën e Gjermanisë dhe perëndimit.

Ideja ‘botës serbe’ është e ndërlidhur me atë se Beogradi nuk është i gatshëm për kompromis

Iniciativa për Ballkanin e hapur së bashku me Maqedoninë edhe Shqipërinë, është proces ndryshe i idesë “së botës serbe”, po në doni të Beogradit.

“Bota serbe është një lloj përgjigje në problemet për normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës, ku nuk ka përparim dhe ideja ‘botës serbe’ është e ndërlidhur me atë se Beogradi nuk është i gatshëm për kompromis” tha Sisojev.

Rreth situatës në BeH, ai shprehet se  “Me ndihmën e ligjit kundër mohimit të gjenocidit, synimi është eliminimi i politikanëve radikal dhe porosi për politikanët serb në atë vend”.

Rusisë i konvenon gjendja status quo në Bosnje “ Si qëndrojnë punët, BeH vështirë mund të përparojë drejtë NATO-së”.

“Për disa politikanë serb në Serbi skenari i Donbas-it është tërheqës, por perëndimi nuk do të lejoj atë që i lejoi Rusisë në vitin 2014, ta bëjë Serbia në 2021. godine. Kjo është Evropa, ndërsa në BeH ka ushtarë perëndimor dhe garant është NATO”, tha Sisojev.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat