“N’dorë t’Zotit, me këta mashtrues e demagog”, Zemaj i reagon përsëri Vitisë e Kurtit

Lajme

“N’dorë t’Zotit, me këta mashtrues e demagog”, Zemaj i reagon përsëri Vitisë e Kurtit

Nga: M.L. Më: 14 gusht 2021 Në ora: 18:20
Armend Zemaj

Ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar edhe sot për numrin e madh të rasteve me CoVID-19 në Kosovë, duke hedhur këshu një varg me kritika për Qeverinë dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

“N’dorë t’Zotit, krejt për pushtet e asgjë për shëndet! E keqja nuk po ka fund! Sot i kemi 1.370 raste të reja me Covid-19 dhe 1 të vdekur. Ndërkaq, Ministrin e Shëndetësisë dhe Kryeministrin i ka tërbuar tërësisht lufta për pushtet. Në fazën më kritike të epidemisë në Kosovë, me rritjen enorme të rasteve pozitive me Covid-19, ku vala e infeksionit me variantin Delta ka marrë përpjetën, Qeveria mendon veç për vota e pushtet”, u shpreh Zemaj.

Ai tha se aktualisht lëvizjet e qytetarëve janë pa mbikëqyrje si dhe pa asnjë kontroll mbi masat kufizuese.

"Numri i rasteve spitalore dhe i vdekjeve po rritet frikshëm, ndërsa Kurti dhe Vitia e kanë luksin e planit për vota dhe fushatë zgjedhore. Në këtë situatë, qendra kryesore e vaksinimit në Kosovë, “1 Tetori”, dhe shumë qendra tjera janë të mbyllura, ngaqë është ditë vikendi. Arsye e papranueshme. Fakt i frikshëm. Në vend se të shtohen mundësitë e vaksinimit, ato mbyllen, kurse mundësitë ngushtohen. N’dorë t’Zotit, me këta mashtrues e demagog, krejt për pushtet e asgjë për shëndet!”, përfundoi Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat