Zeçeviç: Kurti si duket është rast i veçantë dhe ka një ideologji

Lajme

Zeçeviç: Kurti si duket është rast i veçantë dhe ka një ideologji

Nga: F. B Më: 16 gusht 2021 Në ora: 08:54
Albin Kurti

“Nuk besoj se Kurti kur po kundërshton idenë e “Ballkanit të hapur” ka mbështetje nga ndonjë qendër jashtë ShBA-ve dhe BE-së, që e mbështesin këtë iniciativë”, deklaroi Slobodan Zeçeviç nga Instituti për studime evropiane, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

"Mendoj se ai udhëheq një politikë të vetë nacionaliste autentike dhe kjo shihet nga bisedimet në Bruksel dhe nga raporti për ‘Ballkanin e hapur’. Ai thjeshtë bllokon bisedimet e hapura , nuk dëshiron të përmbush atë për të cilat palët janë pajtuar dhe të marr pjesën iniciativat e reja” tha ai për “Tanjug” duke shtuar se kjo përbën mos vazhdimësi të politikës së deritashme te Prishtinës që varet nga perëndimi dhe e ka dëgjuar perëndimin.

"Kurti si duket është rast i veçantë dhe ka një ideologji dhe fanatizëm që e pason, deri kur do ta bëjë këtë të shohim dhe kjo varet nga qëndrimi i ShBA dhe BE-së”, tha Zeçeviç.

Në pyetjen nëse një sjellje e tillë mund të sjell rënien e qeverisë Kurti, tha se mundet, nëse perëndimi e sheh se nuk avancohet me te, mund të priten zgjedhje të reja dhe shpërndarje të fuqisë.

Ai tha se qysh tash po flitet për mundësinë e zgjedhjeve të reja në vitin që vjen.

Për shkak të sjelljes së tij, mendon Zeçeviç, vështirë është të pritet marrëveshje në vazhdim të dialogut.

"Kjo tash është vetëm testim i durimit. Ne shkojmë për bisedime e dëgjojmë deklaratë të ndryshme që nuk kanë lidhje me thelbin e marrëveshjes së akorduar dhe përpjekjen  për lëvizur në pjesët tjera".

Kjo do të thotë përmbushje e marrëveshjeve të Brukselit dhe përpjekje për gjuhë të përbashkët në fushat ku ende nuk ka marrëveshje.

"Kemi dashur të ecim përpara në fushën e personave të pagjetur si çështje humanitare, por kemi has në mur për shkak ideologjisë së Kurtit që përkujton paksa në periudhën e Enver Hoxhës. Ai ishte i betonuar në ideologji komuniste, ndërsa Kurti është në ideologji nacionaliste prej të cilës nuk hiqet”, tha Zeçeviç.

Në insistimin nëse do ketë angazhim më të madh amerikan, ai tha se Serbisë nuk i përgjigjet administrata e re sepse është shumë e fortë në qëndrimin rreth pavarësisë së Kosovës që konsiderohet absolute dhe pa kompromis.

Por ia vlen të pritet nëse administrata amerikane në kontestin e sjelljes së Kurtit mund të ndryshoj pjesërisht qëndrimin në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat