Aktori i njohur kandidat i PDK-së për asamble komunale

Lajme

Aktori i njohur kandidat i PDK-së për asamble komunale

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 18:41
PDK

Aktori i njohur kosovar, Halim Berisha, ka vendosur që nëpërmjet politikës ta jap kontributin e tij duke garuar për një ulëse në Asamblenë Komunale të Klinës.

Ai i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës, me të cilën ka një lidhje të kamotshme, jo si militantë i saj, por si njëri nga aktorët që ka imituar në mënyrë të shkëlqyeshme në disa role të tij, ish liderin e dikurshëm të PDK-së, Hashim Thaçi.

Aktori Halim Berisha e ka bërë të ditur vet lajmin me anë të një statusi në Facebook, ku ka thënë se edhe politika është art, prandaj do që të kontribuojë edhe në këtë drejtim.

Postimi i plotë i aktorit Halim Berisha:

EDHE POLITIKA ËSHTË ART, PRANDAJ DUA TË KONTRIBUOJ EDHE NË KËTË DREJTIM

Të dashur miq!

Pas shumë diskutimeve dhe kërkesave të vazhdueshme nga familjarët, shokët e miqtë e ndryshëm, ju përgjigja pozitivisht  që të jem në listën për Kuvendin Komunal të Klinës.

Jam i vetëdijshëm për sfidat që kemi para vetes dhe konkurencën e madhe, ku secili që  gjendet në listë ka meritat dhe kontributin e vetë dhe meriton të jetë pjesë e  Kuvendit Komunal!

Një gjë të tillë besoj fuqishëm që edhe unë meritoj të jem aty, ku sado pak të japë kontributin tim për vendin dhe qytetarët e komunës time ,që aq shumë e dua!

Andaj, të dashur qytetar të Klinës, familjar shokë, miq e dashamirë, në këto zgjedhje presë mbështetjen dhe përkrahjen tuaj, që të jem përfaqësuesi i juaji në Kuvendin Komunal të Klinës!

Mua do të me gjeni në listën e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ekipin e kryetarit të dëshmuar Sokol Bashota! Na priftë e mbara!

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat