Mediet serbe: Stano ka thënë se Prishtina ka shkel marrëveshjen për panel gjyqësor, por edhe mohimi është “në kundërshtim me vlerat e BE-së”

Lajme

Mediet serbe: Stano ka thënë se Prishtina ka shkel marrëveshjen për panel gjyqësor, por edhe mohimi është “në kundërshtim me vlerat e BE-së”

Nga: F.B Më: 25 gusht 2021 Në ora: 18:28
Foto ilustrim

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano deklaroi se në rasti Ivan Todosijeviç, Gjykata e Kosovës nuk ka respektuar atë për çka janë pajtuar palët në marrëveshjen e vitit 2013 në Bruksel, shkruan “Tanjug” transmetojnë “B92” dhe “Bota Sot”.

"Me marrëveshje palët janë pajtuar që Gjykata e Apelit në Prishtinë të vendos panel që do përbëhet nga shumica serbe, kur vendoset në vendimet në kuadër të bashkësisë shumicë serbe” ka thënë sipas “Tanjug” Stano.

Stano ka përkujtuar shkruan “B92” se marrëveshja e Brukselit ende është në fuqi dhe është si “themel bazë për normalizimin e raporteve mes Kosovës e Serbisë, që nuk guxon të shkelet”.

"BE pret që dy palët të aplikojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun mes Beogradit edhe Prishtinës, po ashtu presim nga palët që të kontribuojnë në mënyrë konstruktive në arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve” tha Stano.

Ai përkujtoi se çdo mohim dhe revidim i ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë konfliktit në Ballkanin perëndimor në vitet 90-ta “në kundërshtim me vlerat e BE-së dhe projektit të integrimit të Ballkanit perëndimor në BE” .

"Ftoj të gjithë të tregojnë përmbajtje, të kenë respekt ndaj viktimave dhe që të punojnë në vlerësimin e vërtetë dhe të sinqertë të së kaluarës. Regjionit i duhet pajtimi, stabiliteti dhe normalizimi i raporteve” përfundoi Stano për “Tanjug”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat