Bashkëshortja e Adem Mikullovcit përkujton fjalën e tij të fundit para se të ndërronte jetë

Lajme

Bashkëshortja e Adem Mikullovcit përkujton fjalën e tij të fundit para se të ndërronte jetë

Nga: M.L. Më: 15 shtator 2021 Në ora: 16:51
Adem Mikullovci

Sot (15 shtator 2021) u bënë një vit nga vdekja e artistit dhe ish deputetit të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci.

Bashkëshortja e Adem Mikullovcit, Lumnije Mikullovci, me rastin e një vjetorit të vdekjes ka përkujtuar çastet e fundit të jetës së tij.

Postimi i plotë:

Një kujtesë që dhemb?

Në një vjetorin e vdekjes.

Me 15.09.2020 në ora 00:20' i mbylle sytë përgjithmonë Adem.

Fjala e fundit ishte;" LUME" Kërkove ndihmë. Por unë në at çast u ndjeva e pafuqishme të, të ndihmoj sikur shumë hera tjera. Sa dhimbje ndjeva në ato momente në mesnatë, ishim vetëm "Ti dhe Unë "për një çast në mendjen t'ime defiluan vitet e jetuara, u ndjeva aq e vrarë sa fjalët e lotët nuk më dilnin. E kuptova që. Vdekja na i ndau rrugët, për tu ribashkuar përgjithmonë ...

Sonte një vit qëndrova afër trupit tënd të pa jetë. Sonte i shfletova fotot tuaja të disa roleve që i interpretove në teatër e film. Sa kujtime ngërthejnë në vete. Këto foto më kthyen në kohën e kohës të karrierës Artistike dhe po i ndaj për adhuruesit e tu që të qëndruan besnik edhe pas vdekjes. Ju falënderoj secilin nga ju, për ngushëllimet dhe respektin e juaj.

Dashuria dhe vdekja janë dy mysafirë të paftuar, njëra ta merr zemrën dhe tjetra ta merr jetën....Kjo është jeta.

-"-E lumtur që "Ike në përjetësi Faqebardhë"

Me mall: Unë dhe djali Besniku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat