Zjarrfikësit mitrovicas krah për krah me policët e Kosovës në Jarinjë

Lajme

Zjarrfikësit mitrovicas krah për krah me policët e Kosovës në Jarinjë

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 23:02
Zjarrfikësit në Jarninje

Në mbështetje të Policisë së Kosovës janë edhe zjarrfikësit e Mitrovicës.

Ani pse askush nuk po e përmend kontributin e tyre, ata janë të vendosur në kufi që nga fillimi.

Me kushte të rënda dhe në mungesë të shumë gjërave elementare, zjarrfikësit mitrovicas janë të vendosur të qëndrojnë deri në fund me policët tanë.

Ndryshe kemi hyrë në ditën e 3-të që kufiri është bllokuar, ndërsa automjetet me targa serbe nuk po lejohen të hyjnë në teritorin e Kosovës, por detyrohen t'i ndërrojnë ato me tabela të vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat