Këshilltari i Konjufcës i kundërpërgjigjet Serbisë rreth katër kërkesave për vazhdimin e dialogut

Lajme

Këshilltari i Konjufcës i kundërpërgjigjet Serbisë rreth katër kërkesave për vazhdimin e dialogut

Nga: M.L. Më: 23 shtator 2021 Në ora: 12:13
Driton Tali

Pas lajmit të publikuar në gazetën “Bota sot” se Serbia i ka katër kërkesa për të vazhduar dialogun me Kosovën në Bruksel ka reaguar Driton Tali, këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Tali në një postim në Facebook ka ironizuar me kërkesat e presidentit serb Aleksandër Vuçiq duke e pyetur nëse ata dëshirojnë ta ndërrojnë edhe Kushtetutën e Kosovës.

“E Kushtetutën si pe doni? Ta kthejmë atë të 1989-ës apo atë të 1992'ës?”, shkruan Tali sipër fotografisë me lajmin për kërkesat e Serbisë.

Ndryshe, kërkesat e Serbisë për vazhdimin e dialogut janë, Formimi i Asociacioni të komunave me shumicë serbe, Kosova të marrë leje për dërgimin e forcave policore në veri, Licencimi i dy kompanive serbe për energji elektrike, si dhe Gjyqësori, ku në procesin gjyqësor kundër deputetit Ivan Todosijeviçit, (që tha se masakra e Reçakut ishte trillium), të ishin dy gjyqtarë serb.

Ndryshe, ky është postimi i plotë i Driton Talit: 

 

E Kushtetutën si pe doni? Ta kthejmë ate të 1989'ës apo ate të 1992'ës?

Posted by Driton Tali on Thursday, September 23, 2021

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat