Kurz kërkon një datë për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Lajme

Kurz kërkon një datë për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 23:28
Sebastian Kurz

Kancelari austriak Sebastian Kurz tha sonte në Lubjanë se Austria do të donte një datë për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor.

“Nëse nuk ka datë, atëherë shpesh do të thotë që ritmi po ngadalësohet,” tha Kurz në një deklaratë për mediat para Samitit të nesërm BE-Ballkani Perëndimor.

Ai vlerësoi se është pozitive që Samiti BE-Ballkan Perëndimor po mbahet dhe se ka një angazhim të BE-së për zgjerimin.

I pyetur për spekulimet se presidenti i Francës Emmanuel Macron nuk do të ndryshojë qëndrimin e tij të fortë mbi zgjerimin e BE-së para zgjedhjeve presidenciale, Kurz tha se një gjë të tillë e konsideron të gabuar.

Kurz shprehu kënaqësinë që një takim i drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor po mbahet përsëri, duke kujtuar se takimi i fundit i tillë ishte në 2018 para pandemisë.

Ai falënderoi kryeministrin slloven Janez Jansa për organizimin e takimit dhe vuri në dukje se ka një zhvillim pozitiv në Ballkanin Perëndimor përmes reformave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat