Halil Geci me akuza të rënda ndaj “Znaçkës”, tregon si u pasurua: Çfarë do t’i thuash Rifat Jasharit nesër kur do ta takosh...

Lajme

Halil Geci me akuza të rënda ndaj “Znaçkës”, tregon si u pasurua: Çfarë do t’i thuash Rifat Jasharit nesër kur do ta takosh...

Nga: N.Sh Më: 15 tetor 2021 Në ora: 19:53
Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci ka reaguar ashpër ndaj Milaim Zekës që nuk po e përkrahë Bekim Jasharin për kryetar të Skenderajt.

Geci thotë se Zeka, të cilin e quan “znaçkë”, u pasurua, me videot e Adem Jasharit, që i ka shitur në perëndim.

Ai pyet se çfarë do t’i thotë Rifat Jasharit kur do të takohet me të?

Geci Zekës ia përkujton se sa herë që kishte zgjedhje ai nuk e lëshonte nga goja emrin e Rifatit, Ademit, Hamzës dhe Shabanit.

Postimi i plotë:

KU NA MBETI MYHYRI I KADRIS

Znaçka siç e quante Kadri Veseli, Milaim Zekën, por për neve znaqçkë në kuptimin e “mirë” të fjalës, e quajmë MYHYRI (vula) e “Shqiptarisë”.

Milaim Zeka, apo znaçka dhe rreth tij nuk e panë të udhës, që ta përkrahë nipin e Rifat e Adem Jasharit Bekimin, bile as edhe me një ditë fushate nuk u pa se ishte përkrahës i tyre.

MYHYRI i Kadri Veselit ose siç e quante ai znaçka sa herë që mbaheshin mbledhje dhe zgjedhje ai nuk e lëshonte nga goja Baca Rifat, Adem Jasharin, Hamzen dhe Shabanin sot kur Bekimit në Skenderaj ju përulen flamujt partiak, ai dhe rrethi i tij dhe i Hashimit i mbeti besnik “vulës”dhe atyre që e graduan me këtë znaçkë.

Falënderimi i takon gjithmonë Familjes Jashari që me mjeshtri urtësi e zgjuarsi ua hoqi maskat gënjeshtrave që deri dje i thoshin baca Rifat, Lulzim, Bashkim e Bekim jemi me ty.

Ata sot treguan se familjen Jashari e paskan pasur veç sa për të vjedhur e plaçkitur në emër të tyre.

Po çuditem me Myhyrin se si do të sillet nesër kur të takohet me Rifatin dhe nipat e tij, kur dje Myhyri i shiste videot e Ademit nëpër perëndim ashtu siç flitet u kanë bërë pareli goxha i madh duke i lavdëruar e shfaqur filmat e kësaj familje.

Sot jaranat e MYHYRIT dhe myhemati i tij dalin kundër dhe etiketojnë Bekimin.

KU JE MILE KU JE a e ke përgatitur rrenën se si do ti arsyetohesh Drenicës dhe mua dhe Rifatit për heshtjen tënde dhe të myhematit tanë ku je dil prej llogorit, ose mbroje Znaçken.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat