Bileta e taksit për rrugën Mitrovicë-Vushtrri bëhet 1 euro, çmimi i bukës shkon në 40 cent

Lajme

Bileta e taksit për rrugën Mitrovicë-Vushtrri bëhet 1 euro, çmimi i bukës shkon në 40 cent

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 08:16
Buka

Ngritja e çmimeve po vazhdon si në produktet bazë ashtu edhe në produkte të tjera ushqimore.

Qytetarët e Vushtrrisë kanë bërë të ditur se buka është shtrenjtuar në 40 cent, prej 35 sa e blenin dikur.

Përveç bukës janë shtrenjtuar edhe biletat e taksive që bartin udhëtarë nha Mitrovica për në Vushtrri.

Çmimi i biletave është ngritur nga 70 cent në 1 euro.

Rritja e çmimeve po vazhdon në shumë sektorë, ndërkohë që pagat po mbesin të njëjta për qytetarët e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat