Durmishi merr detyrën e ambasadorit të Kosovës në Shqipëri

Lajme

Durmishi merr detyrën e ambasadorit të Kosovës në Shqipëri

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 08:23
Skënder Durmishi dhe Elisa Spiropali

Skënder Durmushi ka marrë detyrën e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Shqipëri.

Elisa Spiropali, Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin në Shqipëri, i uroi mirëseardhje Durmishit.

“Bisedova me ambasadorin Durmishi dhe Koordinatorin për zbatimin e marrëveshjeve mes dy vendeve tona, Gentian Sala, mbi rëndësinë që ka forcimi i bashkëpunimit në fushat prioritare”, ka shkruar Spiropali në Facebook.

“Ky bashkëpunim ka patur dhe do ketë angazhimin e plotë të qeverisë dhe të Kuvendit për çdo iniciativë, marrëveshje, politikë apo projekt që i shërben ardhmërisë dhe njerëzve në të dyja anët e Kombit”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat