Arben Vitia e pranon humbjen: Prishtina tashmë e ka kryetarin e ri dhe ai është Përparim Rama

Lajme

Arben Vitia e pranon humbjen: Prishtina tashmë e ka kryetarin e ri dhe ai është Përparim Rama

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 21:22
Arben Vitia

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prishtinës, Arben Vitia, në një konferencë për medie ka pranuar se Përparim Rama do të jetë kryetar i ardhshëm i Prishtinës.

Ai tha se Prishtina tashmë e ka kryetarin e ri dhe ai është Përparim Rama.

Vitia u shpreh se ishte një garë fer dhe se qytetarët e Prishtinës dinë të vlerësojnë më së miri.

Ai uroi qytetarët për kryetarin e ri derisa tha se ende është herët të dihet nëse do të jetë në postin e asambleistit apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat