Kriza në Malin e Zi, Fronti akuzon: Abazoviç kërkon të bëhet kryeministër

Lajme

Kriza në Malin e Zi, Fronti akuzon: Abazoviç kërkon të bëhet kryeministër

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 17:54

Njëri nga drejtuesit e Frontit Demokratik, Milan Knezeviç, njoftoi se partia e tyre do të zbulojë të hënën një platformë për tejkalimin e krizës politike. Ajo përfshin zgjedhjen e një qeverie të re.

Knezeviq i bëri thirrje liderit të URA-s që mos t’i bashkohet opozitës për ndryshime të reja në postin e kryeministrit, por edhe në iniciativa të tjera.

“Nuk është e vërtetë që FD-ja ka hequr dorë nga riformatimi i qeverisë. Përkundrazi, kolegu im Dritan Abazoviç e hodhi poshtë këtë mundësi, duke kërkuar ekskluzivisht që të jetë kryeministër dhe model i mbështetjes së minoriteteve”, tha Knezeviç.

Siç theksoi ai, kjo do të jetë oferta e fundit e Frontit Demokratik. “Ne nuk po kërcënojmë askënd, vetëm po themi se nuk do të lejojmë më poshtërimin e qytetarëve që votuan për ndryshime më 30 gusht 2020″, pohoi ai.

Kujtojmë se Milo Gjukanoviç, presidenti malazez dhe kryetar i DPS-it pohoi se ka nisur një iniciativë për të ngritur një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së udhëhequr nga Zdravko Krivokapiç.

Ndryshe, Abazoviç ka deklaruar se nuk ka biseduar me Gjukanoviqiç për formimin e një qeverie të pakicës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat