Apeli kërkon anulimin e vendimit me burgim të përjetshëm për vrasësin e Donjeta Pajazitit

Lajme

Apeli kërkon anulimin e vendimit me burgim të përjetshëm për vrasësin e Donjeta Pajazitit

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 14:50
Donjeta Pajaziti

Gjykata e Apelit ka vendosur që të anulohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj ndaj Naser Pajazitit.

I cili ishte dënuar me burgim të përjeshtshëm për vrasjen e Donjeta Pajazitit.

“Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit të Kosovës, pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, ka konstatuar se me aprovimin e ankesave të mbrojtësve të të akuzuarit N.P. dhe duke vepruar sipas detyrës zyrtare, duhet që të anulohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj, PKR.nr.9/20 i datës 7 korrik 2021, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Apelit.

Me aktgjykimin e lartcekur të Gjykatës Themelore në Ferizaj, i akuzuari Naser Pajaziti është shpallur fajtor për shkak të veprave penale “vrasje e rëndë” dhe dy veprave penale “mbajtja në pronësi”, “kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa për shkak të këtyre veprave penale, ndaj të akuzuarit në fjalë është shqiptuar dënimi me burgim të përjetshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat