Emrat/Këta janë dy vëllëzerit që dyshohen për vrasjen e të riut në Hajvali

Lajme

Emrat/Këta janë dy vëllëzerit që dyshohen për vrasjen e të riut në Hajvali

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 12:07
Ilustrim

Një vrasje ka ndodhur mbrëmë në lagjën Hajvalia në Prishtinë.

Vigan Xhemshiti nuk mundi t’u bëjë ballë plagëve që mori nga goditjet me thikë.

Front Online mëson nga burime të sigurta se të dyshuar për vrasjen e tij janë dy vëllezërit, Albin dhe Shkelqim Kryeziu. Njëri 16 dhe tjetri 18 vjeç.

Në paraburgim po mbahet edhe një person tjetër, shoku i viktimës, i cili akuzohet për pjesëmarrje në rrahje.

Deri tek konflikti erdhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes palëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat