Media serbe e zbulon: Në “listën e zezë” njerëz të afërt të Dodikut, por edhe...

Lajme

Media serbe e zbulon: Në “listën e zezë” njerëz të afërt të Dodikut, por edhe...

Nga: F. B. Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 22:19
Milorad Dodik

Amerika po përgatit listën e re të zezë të sanksioneve, lista e emrave ndaj të cilëve do merren masa do publikohet në fund të janarit apo fillim të shkurtit, mëson “Blic”.

Sipas tyre pas individëve nga Kosova ndaj të cilëve u vendosen sanksione, në listën e re mund të përfshihen edhe figura nga pjesë tjera të Ballkanit, si Srpska por edhe nga Serbia, transmeton “Bota Sot”.

"Blic" shkruan ekskluzivisht për master-planin amerikan për Ballkanin që nënkupton ndryshimin e pushtetit në Republika Srpska, pensionimin e Dodikut, ndryshimin e Kushtetutës së BeH si dhe sanksione ndaj njerëzve të afërt me Dodik.

Para se emri i dikujt të dal në listën e zezë, administrata amerikane rregullisht e njofton atë, si mëson"Blic" një nga diplomatët që ka njohuri për procesin, personave të tillë ju dërgohet letra me shkaqet pse iu vendosen sanksione.

“Personi i tillë ka mundësi të mbrohet, të dorëzoj dokumente ku flitet për demant ndaj asaj që i përshkruhen, nëse konfirmohet se shkaqet për vendosje në listë të zezë nuk janë të konfirmuara, apo janë të dyshimta, ai person nuk futet në sitën e zezë”, ka thënë biseduesi.

Lista e zezë përmban emra të individëve, nga sfera e biznesit për të cilët Uashington konsideron se punojnë jo në mënyrë të ligjshme dhe shkelin të drejtat e njeriut dhe kjo ka kuptim të gjerë.

Sanksionet janë të drejtuara kundër individëve, por shpesh janë në kuptimin e presionit dhe porosisë ndaj politikanëve të caktuara apo strukturave të caktuara.

Biznesmenët dhe politikanët por edhe anëtarët e familjeve dhe të afërm të tjerë, po ashtu mund të gjenden në listat e zeza dhe nuk do kenë të drejtë të udhëtojnë në ShBA, iu ngrihet pasuria dhe kompanitë amerikane iu ndalojnë punën me ata.

Ministria amerikane e financave në faqen e të cilës publikohen listat e zeza, asnjëherë publikisht nuk kumtojnë mënyrën si arrihet tek këto të dhëna për individë ndaj të cilëve vendosen sanksione.

Nga ana tjetër, fakti se për çdo person të sanksionuar publikon edhe arsyetimin e shkurtër.

Në këto arsyetime ka të dhëna aq precize, sa shtrohet çështja sa persona e zyrtar amerikan merren me këtë punë, kur në lista ka njerëz nga e gjithë bota, nga mund të përfundohet se bëhet fjalë për qindra agjentë.

Është sekret publik se një pjesë të materialeve merret pikërisht nga vendet prej nga janë figurat edhe biznesmenët ndaj të cilëve vendosen sanksione.

Sipas të dhënave jozyrtare, puna nuk bazohet vetëm nga të punësuarit në ambasada, por materialet edhe dokumentet mund të merren edhe nga informatorë,që pastaj verifikohen.

Të fundit që janë futur në listën zezë që u publikua kohë më parë janë biznesmenët nga veriu i Kosovës, Zvonko Veselinoviç dhe Milan Radoiçiç nënkryetar i Listës Serbe. Në listë janë gjetur edhe bashkëpunëtor të tyre Zheljko Veselinoviç, vëllai i Zvonko Veselinoviçit, Marko Roshiç dhe ish shefi i operativës në Policinë e Kosovës Zheljko Bojiç i cili po kërkohet edhe nga institucionet e Prishtinës.

Pjesë e grupit në listën e zezë janë edhe Radule Steviç, ndërmarr nga Kosova, Srgjan Vuloviç, Milan Mihajloviç, Miljan Radisavljeviç, Milojko Radisavljeviç, Radovan Radiç dhe Sinisha Nedeljkoviç.

Ambasada amerikan ka publikuar se sot në Beograd po qëndron ushtruesi i detyrës së ndihmës ministrit të financave të ShBA-ve Pol Ahern, që ka deklaruar se të gjithë ata që janë në listën zezë duhet të ftohen në përgjegjësi.

“Ndërmarrja edhe individët që janë cak i sanksioneve duhet të ftohen në përgjegjësi, ndërsa aktivitetet e tyre që nxisin jo stabilitet duhet të ndalohen”, ka thënë Ahern, ka kumtuar ambasada amerikane në Serbi.

Ahern, që nuk ndodhet për herë të parë në Beograd, është edhe zëvendësi kryesor i ndihmës-ministrit në krye të zyrës për evitimin e financimit të terrorizmit dhe kriminalitetit.

Gjatë kësaj jave ai po viziton regjionin për të u informuar në çfarë mase krimi i organizuar  dhe korrupsioni përbëjnë kërcënim për stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit perëndimor.

Siç ka kumtuar ambasada amerikane, Ahern vëmendje të veçantë i kushton gjetjes së mënyrës në të cilën ShBA mund të ndihmojnë në realizimin e prioriteteve strategjike që Serbia të bëhet anëtare e BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat