Mediet kanë njoftuar për një aksion ndjekje me alarm ndaj një automjeti kombi-bus në hyrje të Lubljanes pasi ai nuk ishte ndal për kontroll pas kërkesës së policisë, duke shmangur kontrollin nga pastaj në ikje e sipër godet një shtyllë dhe në aksident ka vdekur një udhëtar.
Ndjekja alarmuese shkruan agjencia sllovene STA, transmetojnë “Blic” dhe “Bota Sot”, ka përfunduar tragjikisht, pasi kombi –busi që besohet se po transportonte emigrantë ka goditur shtyllën ndriçuese , për pasojë një nga 6 udhëtarët ka vdekur.
Agjencia ka shkruar se dyshohet se vozitësi ishte me prejardhje nga Kosova dhe në automjet ndodheshin 6 emigrantë.
Policia lokale ka kumtuar se ka tentuar ndalimin e këtij automjeti për kontroll rutinor në autostradën në pjesën lindore të kryeqytetit, por automjeti nuk është ndalur.
Ngasësi i automjetit ka refuzuar ndalimin para policisë dhe ka nis aksioni i ndjekjes alarmuese brenda kryeqytetit, pas të cilës çdo gjë ka përfunduar me aksident në qendër të Lubljanes.
Informatat preliminare që duhen konfirmuar tregojnë e ngasësi është me prejardhje nga Kosova dhe se ilegalisht ka transportuar emigrantë. Policia ka njoftuar se ai është mbajtur në paraburgim, por nuk është njoftuar identiteti i tij.