Vulin: Do të vazhdojnë presionet për njohjen e Kosovës, heqjen dorë nga miqësia me Kinën edhe Rusinë

Lajme

Vulin: Do të vazhdojnë presionet për njohjen e Kosovës, heqjen dorë nga miqësia me Kinën edhe Rusinë

Nga: F.B Më: 4 janar 2022 Në ora: 11:58
Vulin

Ministri i brendshëm serb, Aleksandër Vulin ka theksuar se në vitin 2022 pret vazhdimin e presioneve ndaj Serbisë për të njohur pavarësinë e Kosovës, heqjen dorë nga miqësia me Kinën e Rusinë dhe lejimin e ndryshimit të marrëveshjes së Dejtonit, krahas destabilizimit të Serbisë, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

“Nga ne do të kërkohet sikurse edhe viteve që kaluan të njohim Kosovën dhe me arsyetimin e mos përzierjes në çështjet e brendshme mos të mbështesim interesat e bashkësisë serbe pa marr parasysh ku jetojnë”, tha Vulin.

Presionet priten edhe sepse hyjmë në vitin zgjedhor dhe fuqitë e mëdha përpiqen të destabilizojnë Serbinë.

“Qëllimi i secilës përzierje të bashkësisë ndërkombëtare në jetën tonë politike është rrëzimi apo dobësimi i Vuçiqit”, tha ai.

Ajo që gëzon është vendosmëria e Vuçiq me çmimin e mbijetesës në politikë të mos vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë “Po të bënte këtë me çka do ngroheshim në këtë dimër dhe si do arrinte gazi mos të bënim rrjetin furnizues, por duke falënderuar mos vënies së sanksioneve ne jemi gazin më të lirë në Evropë”, tha Vulin.

Situata në regjion është shqetësuese, posaçërisht heshtja e bashkësisë ndërkombëtare që nuk do paqe edhe stabilitet në Ballkan dhe vazhdon destabilizimin e regjionit me përpjekjen e anulimit të Srpskes dhe krijimin e Shqipërisë së Madhe.

“Nuk mund të kërcënohet populli serb se do anulohet Republika Srpska dhe të thoni kjo është në rregull, apo serbëve ne Malin e Zi të shkruajnë me gjuhën e tyre e të kenë Kishën e vete e të vendosin për te. Nuk mund të përmbushet marrëveshja e Brukselit në Kosovë, të gjitha këto janë shqetësuese”, tha Vulin.

Sipas Vulin ndër popujt e Ballkanit askush nuk do konflikt, serbët më së paku, por bahsksësia ndërkombëtare është e pasinqertë dhe nuk paqe në këto hapësira.

“Ligji i Inckos isht hakmarrje ndaj popujve të BeH, ai nuk e deshi BeH, as BeH atë, ashtu që në fund të mandatit solli ligjin që krijoj konflikt mes tre popujve. Këtë ai e bëri me qëllim edhe plan duke e bërë BeH jofunksionale dhe tek serbët të krijojë fajtorin për të gjitha”, tha ai

Lidhur me ndërhyrjet e njësiteve speciale ROSU në mjediset serbe dhe çka mund të bëjë policia serbe për të shtuar sigurinë, Vulin tha se sipas rezolutës 1244 policia nuk është e pranishme fizikisht, por kujdeset për sigurinë e serbëve në atë hapësirë.

MPB si një nga organet e shtetit që ka më së shumti komunikim me serbët në Kosovë dhe përkujton se në Serbi është zhvendosur drejtoria policore nga hapësira e Kosovës.

“Mbulojmë hapësirën e Kosovës  dhe kemi kujdes çka po ndodhë atje, përherë jemi gati të ndihmojmë , që u pa kur njësiteve speciale të Kurtit ishin në veri, xhandarmëria ishte gati për reagim dhe urdhrin e Vuçiq. Jemi të informuar me planet e Kurtit dhe aksionet ndryshme që janë të drejtuara kundër serbëve”, tha Vulin.

Hapësira e Kosovës ku udhëheq Prishtina është “hapësirë endemike e korrupsionit” dhe pjesë e krimit edhe klaneve të drogës dhe atje ka më së shumti vrasës me pagesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat