Vuçiq injoron personat non grata të SHBA-ve për funksionarët serbë

Lajme

Vuçiq injoron personat non grata të SHBA-ve për funksionarët serbë

Nga: Adem Bytyçi Më: 7 janar 2022 Në ora: 01:13
Milorad Dodik dhe Aleksandar Vuçiq

Aleksandar Vuçiq thotë se nuk i zbaton vendimet e Amerikës lidhur me Person non grata të saj për serbët qofshin ata të korruptuar apo që nxisin luftë në rajon.

Vuçiq tha: Kot Amerika e ka shpallur udhëheqësin e Republikës serbe të Bosnjës, Milliard Dodik, person non grata, ne nuk do ta përfillim një vendim të tillë të SHBA-së.

Tani me të drejtë lind pyetja se si është e mundur që Kosova të gjejë gjuhën e pajtimit me Serbinë e Millosheviqit - Aleksandar Vuçiqit, kur Serbia - presidenti serb i injoron edhe vendimet e SHBA-ve?!

Ajo që dihet tanimë botërisht është se sikur Serbia mos ta kishte përkrahjen e Rusisë, do t'i kishte ulur pretendimet hegjemoniste të saj në Ballkan dhe me siguri nuk do t'i kishte fry luftës dhe konfliktit në rajon, por do të ishte treguar shumë më e kujdesshme për ruajtjen e paqes dhe kultivimit të fqinjësisë së mirë me shtetet fqinje.

Është për t'i "pasur" zili Serbisë si ka mundësi t'i sfidojë me aq lehtësi vendimet dhe qendrimet e SHBA-ve!!!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat