Udhëtari i autobusit që u rrotullua në Serbi me akuza: Shoferi nuk la kë pa e tejkaluar

Lajme

Udhëtari i autobusit që u rrotullua në Serbi me akuza: Shoferi nuk la kë pa e tejkaluar

Më: 13 janar 2022 Në ora: 00:09
Autobusi i rrotulluar në Serbi

Njëri nga udhëtarët e autobusit “Zhitia Turist” që u rrotullua në Serbi ka hedhur akuza ndaj shoferit.

Ai tha se shoferi nuk la kë pa e tejkaluar dhe kjo ishte arsyeja e aksidentit.

Taulant Thaçi përmes një postimi në rrjetin social Facebook thotë se, para aksidentit, shoferi nuk la automjet pa tejkaluar dhe në rastin e fundit ishte duke tejkaluar kamionin që bënte pastrimin e borës por që nuk arriti.

“Fal zotit shpëtuam, pasi të gjitha gazetatë thanë se aksidenti u bë shkaku i rrugës së pa pastruar për ta larguar fajin nga kompania apo shoferi desha të tregoj sakt si pjesëtarë i autobusit që isha ulur para dhe e pash të gjithë ngjarjen, shoferi nuk la automjet pa kaluar automjet apo kamion dhe në rasitn e fundit ishte duke e tejkaluar kamionin i cili bënte pastrimin e rrugës po që nuk arriti, media mos gënjeni ju lutem dhe mos e shpërndani lajmin aq shpejt në këto raste sepse ka dikush që merzitet nga mos arritja e lajmrimit se a janë gjallë apo jo dhe mos e mbroni askënd por tregoni të vërteten ju kisha lutë ta shperndani Respekt”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat