Zëdhënësi i BE-së: Me keqardhje konstatojmë se autoritetet në Kosovë nuk kanë lejuar organizimin e referendumit

Lajme

Zëdhënësi i BE-së: Me keqardhje konstatojmë se autoritetet në Kosovë nuk kanë lejuar organizimin e referendumit

Nga: F. B. Më: 13 janar 2022 Në ora: 16:42
Peter Stano

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka deklaruar se qytetarët nuk guxojnë të paguajnë çmimin e mospajtimeve politike kur flitet për proceset demokratike.

Ai ftoi Prishtinën të lejoj votimin e serbëve të Kosovë në referendumin e 16 janarit, sipas praktikës së deritashme në organizim të OSBE-së, shkruan “Telegraf”, transmeton “Bota Sot”.

Stano tha se të gjithë qytetarët kanë të drejtë demokratike  për të votuar në zgjedhje dhe proceset tjera.

“Me keqardhje konstatojmë se autoritetet në Kosovë nuk kanë lejuar organizimin e referendumit”, tha Peter Stano, i cili ftoi Prishtinën të përdor praktikën e deritashme të organizimit nga OSBE.

Ai ka nënvizuar se shefi i diplomacisë së BE-së Borel mbrëmë ka biseduar me telefon me presidentin e Serbisë Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin lidhur me këtë çështje.

“Borel ka përsëritur qëndrimin e BE se secili serb i Kosovës duhet të ketë mundësinë që të votojë përmes procesit ‘mbledhja e kutive’, që organizohet përmes OSBE-së”, tha ai.

Stano përkujtoi se OSBE ka praktikën e instaluar të votimit përmes votave të grumbulluara, siç ka bërë në vitet 2012, 2014, 2016, 2017 dhe 2020.

Ai iu dërgoi ftesë palëve të gjejnë zgjidhje të pranueshme nga të dy palët, ashtu që të mundësohet votuesve që jetojnë Kosovë të deklarohen dhe përmbushin të drejtën demokratike dhe për këtë të bisedojnë në dialogun që ndërmjetësohet nga BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat