Ivica Daçiq: Me gjasë s’ka referendum të Serbisë në Kosovë

Lajme

Ivica Daçiq: Me gjasë s’ka referendum të Serbisë në Kosovë

Më: 15 janar 2022 Në ora: 13:38
Ivica Daçiq

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se aspak nuk është optimist se referendumi i shtetit të tij për ndryshimet kushtetuese do të mbahet edhe në Kosovë të dielën e 16 janarit.

Ai akuzoi autoritetet e Kosovës se po u heqin të drejtën elementare për votim serbëve në territorin e Kosovës.

“Ky është edhe një tregues sesa Prishtina investon për t’i bërë obstruksione dialogut me Serbinë”, tha kryeparlamentari serb.

Ndryshe Daçiq në krejt paraqitjet e ditëve të fundit e ka bërë të qartë se referendumi ka të bëjë me ndryshime në sistemin e drejtësisë serbe e assesi për çështje tjera, sikur që është mundësia e një referendumi tjetër për ndryshimin e preambulës së Kushtetutës serbe që Kosovën e konsideron krahinë autonome të Serbisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat