E kaloi Urën e Ibrit për të votuar në Mitrovicë të Jugut/ Policia e kthen mbrapsht serbin

Lajme

E kaloi Urën e Ibrit për të votuar në Mitrovicë të Jugut/ Policia e kthen mbrapsht serbin

Më: 16 janar 2022 Në ora: 19:49
Foto ilustrim

Një grup serbësh ishin nisur sot nga veriu i Mitrovicës për në jugun e saj.

Njëri nga ta tha se duan të votojnë në referendum përmes postës që gjendet në këtë pjesë të qytetit.

Por u kthyen prapa nga policët të cilët komunikuan me ta vetëm në gjuhën shqipe.

Policia e Kosovës përmes një deklarate bëri të ditur se gjatë ditës së sotme kur edhe është mbajtur referendumi në Serbi, dita ka kaluar e qetë në Kosovë dhe pa ndonjë incident madhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat