Alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, deklarohet policia

Lajme

Alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, deklarohet policia

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 16:04
Ilustrim

Sërish ditën e sotme ka pasur alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se rreth orës 15:00, policia ka pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.

“Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës. Informata është trajtuar nga ana e policisë”, ka thënë Ahmeti.

Kjo është hera e katërt që përmes një telefonate anonime është duke u bërë një lajmërim i tillë.

Një telefonatë të tillë Policia e Kosovës së fundmi kishte pranuar edhe me 7 janar të këtij viti rreth orës 12:00.

Pas pranimit të telefonatës, Policia kishte kryer kontrollet në hapësirat e Stacionit të Autobusëve dhe nuk kishte gjetur asgjë të dyshimtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat