Avokati serb: Vuçiq nuk mund të ndal rrëzimin e tij

Lajme

Avokati serb: Vuçiq nuk mund të ndal rrëzimin e tij

Nga: F. B. Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 16:57
Aleksander Vuçiq

Avokati Bozho Preleviç anëtar i këshillit të Kuvendit të Serbisë së Lirë (SSS) ka deklaruar se “nuk mendon që pushteti do të bie në prill, por beson se ky është fillimi i rënies dhe rrëzimit të tij”, vlerësoi ai duke shtuar “se rënien nuk mund ta ndal”.

“Këtë njeriu normal nuk mund të përballojë. Kur të rrëzohet Vuçiq e kjo do ndodhë shpejtë jo bash në prill, përveç nëse qytetarëve iu punon imunitetit kundër diktaturës e kjo besoj do sjell frymëmarrje për Serbinë edhe regjionin. Të vetmit që do ta përjetojnë rëndë do të jenë ata që shkelën të gjitha ligjet edhe ato shpirtërore edhe të shenjtat, aq shumë sa nuk mund të i bartin”, tha Preleviç në intervistën për “NIN”, transmeton gazeta “Bota sot”.

Sipas tij kreu i shtetit dhe SNS Vuçiq “rënien e vet nuk mund ta ndalojë, përndryshe nuk do jepte ryshfet votuesve me nga 100 euro edhe 20 mijë dinarë duke i obliguar nipat tanë për një grush të votave” .

Preleviç thekson se është vështirë të mendohet që disave në opozitë më shumë “merren për ndërkëmbëza mes vete se për fitore të përbashkët SNS –në e fortë dhe shkatërruese për Serbinë”.

“Kjo garë bëhet sikur qëllimi të jetë më i forti i skenës opozitare, qoftë edhe të mbetet e vetme. Shpresoj se këtë askush nuk e do, por nga jashtë qytetarët kanë këtë përshtypje se nuk mund të kuptojnë grupet opozitare që duhet të kenë vetëm një kundërshtar, që nuk kanë strategji të përpjekjes”, vlerësoi Preleviç.

“Edhe më tutje jemi krah për krah me Gjilas, Jeremiç me të cilët nuk kemi mospajtim. Në anën tjetër keni koalicionin që akuzojnë njëri-tjetrin për qarkullim droge, keqtrajtim të grave, vrasje, korrupsion, e për këtë askush nuk guxon të bëzajë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat