Lirohen tre shtetasit serbë që u arrestuan dje për blerje të uniformave të UÇK-së

Lajme

Lirohen tre shtetasit serbë që u arrestuan dje për blerje të uniformave të UÇK-së

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 21:17
Foto ilustrim

Shtetasit serbë, D.D, D.D dhe V.J, të cilët u arrestuan dje në Prishtinë, janë liruar nga paraburgimi.

Të njëjtit dyshohet se ishin kapur duke blerë uniforma ushtarake dhe emblema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për lirimin e tre shtetasve serbë, kanë konfirmuar për kosovaonline, avokatët e tyre, Jovana Filipoviq dhe Nedjo Sharanoviq.

Media vendore ka provuar të kontaktojë me autoritetet kosovare, lidhur me masën ndaj edhe dy të dyshuarve të tjerë lidhur me këtë rast, por akoma nuk ka pranuar përgjigjie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat