Zbulimi i emrit të vrasësit të Oliver Ivanoviqit, flet gruaja e tij

Lajme

Zbulimi i emrit të vrasësit të Oliver Ivanoviqit, flet gruaja e tij

Nga: F.B Më: 31 mars 2022 Në ora: 11:47
Milena Popoviq

Gruaja e politikanit të vrarë serb Oliver Ivanoviq, Milena Popoviq ka ftuar prokurorinë që “mos të flejë” në deklaratën e Boban Bogdanoviq rreth urdhërdhënësit dhe kryesit të mundshëm të vrasjes së burrit të saj, pasi ato përputhen me njohuritë që ka ajo, transmeton “Bota Sot”.

Me rastin e deklaratës së Bogdanoviq në emisionin “KRIK”, se Oliver Ivanoviqin e ka vrarë Ljubomir Lainoviç nga Novi Sadi e urdhërdhënës ishte biznesmeni Zvonko Veselinoviç, ndërsa logjistiken e ka përgatitur nënkryetari i Listës Serbe Milan Radoiçiç, Milena Popoviç tha se prokuroria “mjaft ishte në rolin statik” dhe “heshtur ka vëzhguar në qarqe kriminale”.

“Ndonëse emri i vrasësit më befasoi dhe e pranoj se nuk e kam dëgjuar, duhet të them se kjo dëshmi përputhet me ato që unë kam ditur nga Oliveri dhe ato që kam mësuar pas vrasjes – ai emër është Milan Radoiçiç“, tha Popoviç.

Radoiçi “është njeriu që Oliver e ka cilësuar si bartës të strukturës së fuqishme kriminale në veri” dhe veprimi i Oliverit ishte “thyerja dhe pastrimi i kësaj strukture”.

“Mes tyre kishte armiqësi të hapur dhe nuk është kjo sekret, emri i Radoçiqi është përmendur për keq në shtëpinë tonë, posaçërisht pas kërcënimeve ndaj Oliverit, mos të mashtrohemi, Oliver këtë nuk e dëshmon, por mundem unë”, tha ajo.

“Puna ime mbetet gjetja e vrasësit”, tha ajo, duke shtuar se duke shikuar prokurorinë po bindet se “vetë duhet marrw çështjen në dorë”.

“Edhe pse ka motive për dyshime për motivet e këtij personi (Bogdanoviq) për këto informata që i tha në këtë kohë, nuk është imja të merrem me këtë”, tha deputetja e SNS, duke shtuar se “gjithnjë e më pak ka forcë për heshtje” edhe pse “beson në sistemin e shtetit ku jeton” por është e gatshme “në çdo gjë nëse zhgënjehet”.

“Ftoj prokurorinë që mos të mbyll sytë ndaj kësaj dëshmie, a jeni institucion që lufton krimin dhe kriminalitetin, tregoni a jeni në lidhje me ta apo për luftimin e tyre”, tha ajo.

Bogdanoviç për “KRIK” ka rrëfyer se një mik i tij (Aleksandar Gligorijeviç) ish anëtar i klanit të Veljko Belivuk, me 7 mars 2020 i ka thënë se Oliver Ivanoviqin e ka vra Ljubomir Lainoviç, „djali i njeriut të ashpër të Novi Sadit Branislav Lainoviç“.

“Ai e ka kryer vrasjen, njeriu që e ka organizuar ardhjen e tij në Kosovë dhe ka përgatitur logjistiken është Milan Radoiçiç. Njeriu që ka urdhëruar vrasjen e Ivanoviqit ishte Zvonko Veselinoviç. Këto mi ka thënë Aleksandar Gligorijeviç Puka“, ka thënë Bogdanoviç për “KRIK2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat